Moti me vranësira, temperaturë deri 12 gradë Celsius

Moti do të jetë me vranësira dhe i freskët me reshje të shiut, të cilat do të jenë më të mëdha në pjesët lindore. Nëpër male dhe disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri 12 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 4 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 10 gradë Celsius.