Moti me diell dhe i ngrohtë, temperature deri më 32 gradë

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, derisa në orët e pasdites priten reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri më 19, a ajo maksimale do të arrij nga 24 deri në 32 gradë. UV=8.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite gjithashtu priten reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë 15 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri më 30 gradë Celsius.