Çekia ndihmon Maqedoninë e Veriut me një milion maska

Një aeroplan ushtarak me donacion nga Republika Çeke duhet të aterojë sot në Aeroportin e Shkupit.

Sekretariati për Çështje Evropiane informoi se aeroplani ushtarak me ndihmë për Maqedoninë e Veriut dje është nisur nga Praga, por për shkaqe teknike nuk ateroi në Shkup, pas çka sërish është kthyer në Republikën Çeke.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit kombëtar të ndihmës së jashtme në vend, pritet të mirëpresë donacionin – ndihmë për përballje me Kovid-19 nga Republika Çeke, e cila përbëhet nga një milion maska.