Moti kryesisht me diell dhe me erë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe erë të dobët. Në mëngjes, do të ketë paraqitje të mjegullës në lugina, dhe në disa vende do të paraqiten re të ulëta. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.

Mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 36 centimetra, në Krushevë 11, 9 në Mavrovi Anovi, 6 në Lazaropole, 3 në Gjurishte dhe 1 centimetra në Topolçani.

Temperatura mnë e ulët mëngjesin e sotëm është regjistruar në Manastir -6 , në -5 Berovë, -4 Mavrovë, -3 Shkup-Petrovec, Kr. Pallankë, -2 Pretor, Prilep, Tetovë, Strumicë, Kumanovë, -1 Ohër, Shkup-Z.Rid, Shtip, Dibër, Kodër e Diellit , 0 D. Kapija, Krushevë, 1 Vinica, 3 Gjevgjeli, 4 Dojran.