Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri në 11, ndërsa ajo prej 17 deri në 25 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 8 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë.

Vazhdon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Më shumë reshje do të ketë të dielën.