Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 31 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Në shumë vende, do të ketë vranësira jostabile të përcjella me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht në pjesët lindore dhe verilindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të bie në interval prej 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë do të lëvizë prej 24 deri në 31 gradë Celsius. UV=7.

Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të bie deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 30 gradë Celsius.

Loading...