Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 24 gradë

Moti në mbarë vendin do jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të reshjeve lokale të shiut, kohë pas kohe të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri 14 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore prej 13 deri 24 gradë Celsius. UV=7.

Në Shkup, paradite mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e mesditës vranësirat do të rriten dhe do të paraqitje të reshjeve lokale të shiut, kohë pas kohe me intensitet të rrëmbyeshëm.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 11 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 21 gradë Celsius.