Moti i ndryshueshëm dhe me vranësira mesatare

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus pesë deri në katër, ndërsa ajo ditës prej zero deri në 10 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.
Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe mot më i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare. Në pjesët veriore në vendet më të larta dhe në male do të ketë kushte për borë të përkohshme, ndërsa të shtunën borë të përkohshme do të ketë edhe në vendet më të ulëta.