Ali Ahmeti thotë se ka patuar hamendje nëse do të pranoj vullnetin e anëtarëve për ta drejtuar akoma BDI, përcjell agjencia e lajmeve INA. Ai thekson se në fund ka vendosir që mos e tradhtoj gjithë anëtarësinë partiake për ta udhëhequr këtë subjekt, të cilin e quan thesar kombëtar me histori të begatë.
Në një deklaratë Opinion ai shprehet se për 20 vite veprim politik, shqiptarët sot jetojnë më mirë në Maqedoni dhe se nuk janë qiraxhinjë, por Zot në shtëpinë e tyre. Ai ka thënë se shqiptarët sot kanë flamurin kombëtarë, tre universitete, vetqerisje lokale, shëndetësore, janë të përfaqësuar në ushtri, polici e shumë institucione shtetërore. Ahmeti nuk e harron edhe avansimin e gjuhës shqipe me ligjin e fundit për gjuhët. “Më parë lur shqiptarë kërkonin universitet vriteshin, kur kërkonin flamur rriheshin…Por sot është ndryshe dhe kjo nuk është vetëmm meritë e imja por edhe shumë bashlëpuntorëve të mijë dhe djemve të rinjë që zhvilluan beteja për këto arritje”, është shprehur Ahmeti.(INA)
Lajme Ahmeti: Shqiptarët sot s’janë qiraxhinjë, por Zot në shtëpitë e tyre