Përmbaruesit të cilët shpesh akuzohen se ua djegin xhepin qytetarëve sot vendosën ta bëjnë pushim, raporton TV 21.
Nuk po pushojnë nga dëshira, por në shenjë proteste ndaj propozimit të Ministrisë së Drejtësisë që tarifat e shpërblimeve të ulen nga 1000 në 300 euro.
Kundërshtuesit e përmbaruesve janë ata që më shumë po i gëzohen propozimit të Ministrisë, e madje janë të gatshëm t’i ndihmojnë përmbaruesit t’i mbyllin zyrat e tyre përgjithnjë.
Nëse zyrtarizohen tarifat e propozuara prej Ministrisë së Drejtësisë, përmbaruesit kanë paralajmëruar masa më radikale. E nga Ministria e Drejtësisë shkruajnë se deri në fund të javës do të dalin me propozime serioze për ligjin e nga të cilat qytetarët do të kenë përfitime të mëdha.
Nisma “Stop përmbaruesve” kohëve të fundit shpesh ka protestuar përballë Ministrisë së Drejtësisë si revoltë ndaj punës së përmbaruesve duke kërkuar që të ndalet bllokimi i llogarive të qytetarëve, kufizim i kohëzgjatjes së pagesave të borxhit dhe rregullim të vjetërsimit të borxhit./TV21