Moti i lig: ”Tornado” në Negotinë (VIDEO)

Pasditen e së martës qytetin e Negotinës e goditi një mot I lig që ka shkaktuar pasoja të rënda materiale në qytet – kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Shumë qytetarë të Negotinës kanë paraqitur dëme nga moti I lig. Janë shënuar drunj të shkulur, shtylla të rrëzuara, dëmtime nëpër pullaze të shtëpive dhe përmbytje.

Se dëmet janë të mëdhaja, dëshmojnë edhe xhirimet që janë paraqitur nëpër rrjetet sociale, ku qytetarë të shqetësuar të Negotinës bëjnë thirrje për ndihmë nga dëmtimet gjatë motit të lig.