Moti gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni

Siç paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri të premten moti në Maqedoni pritet mot stabil me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor dhe me rritje të temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë ditës së nesërme do të jenë nga 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 30 deri 36 gradë celsius.

Të shtunën në orët e pasdites priten reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima.