Mot me erë dhe me shi sot, nesër me diell dhe rritje të temperaturave

Erë e fortë veriore do të fryjë paradite, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe do të arrijë një shpejtësi mbi 90 kilometra në orë, me ulje të ndjeshme të temperaturës ditore, veçanërisht në veri, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në 24 orët e fundit më shumë shi në metër katror ka rënë në Topollçan 17 litra, në Kriva Pallankë 10, nëntë litra në Krushevë, tetë në Demir Hisar, pesë në Pretor, katër në Manastir, tre në Berovë dhe dy lira në Dibër.

DPHM për sot ka paralajmëruar mot me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë. Temperatura maksimale sot do të lëvizë në interval prej 24 deri 32 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, prej nesër do të vijojë mot me diell me rritje të sërishme të temperaturave ditore, por me mëngjese më të freskëta. Gjatë fundjavës, megjithatë lokalisht do të ketë paraqitje të rritjes së vranësirave me kushte për shi afatshkurtër./MIA