Mot jostabil deri në fundjavë – stabilizohet situata në disa rajone

Pas motit të lig dje pasdite, në Prilep situata është stabilizuar. Dje ky rajon u godit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe zbrazje të fuqishme elektrike, kurse kanalizimi atmosferik nuk kishte mundur të pranojë sasinë e ujrave, për cka, sic njofton KlanM, ishin përmbytur rrugët disa pjesë të Prilepit. Raportohet se niveli I ujit kishte mbërritur deri në një metër.

Moti i lig I shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, me erëra të fuqishme dhe zbrazje elektrike, dje kaploi edhe rajonet e Koçanit dhe Kriva Pallankës. Sipas metereologëve në këtë rajon kishte rënë 46 litra shi në metër katrorë.

Moti jostabil dhe shtrëngata të fuqishme, sic percjell KlanM, kanë kapluar edhe Serbinë. Autoritetet e atjeshme thonë se situatë kritike është paraqitur në rajonin e Shumadisë. Në gjithë Serbinë është ndezur alarmi i portokalltë kurse shumë rajone kanë shpallur situatë të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve në infrastrukturë.

Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se për shkak të ndikimit të një cikloni nga Mesdheu, deri në fund të javës, pritet mot jostabil me paraqitje të shpeshta të shirave të rrëmbyeshëm, zbrazjeve elektrike dhe erës së përforcuar. Lokalisht këto procese priten të jenë në formë të motit të lig, andaj bëhet thirrje për kujdes maksimal. /KlanMacedonia/