Mos i tregoni nënës ju lutem..!

Shkruan: Gjyla Çeliku

Mos i tregoni nënës ju lutem..!
…ishin fjalët që dëgjova nga i riu i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin që sot kishte ndodhur afër vendbanimit tim në Shkup.
U ktheva nga një takim, për të vazhduar në tjetrin, në veturë kisha kushirirën me vajzën, vajza e lodhur duke vrapuar të bëjë gjumin rehat në shtëpi, një grumbull njerëzish të mërzitur, një veturë e re e dëmtuar rëndë dhe një djalë i ri sa djali im shtrirë dhe larë nga gjaku. U tmerrova.
Fryma mu ndal. I thash kushirirës më prit në veturë sepse unë do dal me bindjen që mbase ndihmoja dhe shikoja gjendjen nga afër. I lënduar rëndë, i dëmtuar në kokë, këmbë, dorë. I zverdhur. I trembur. Je djali ri do shpëtosh, mendo pozitiv, i them unë. I bie celulari, jo nuk e hap tha por ju lutem “Pashë Zotin nënës mos i tregoni”.
Nuk trembej nga vdekja sa trembej nga mërzia për dhimbjen e nënës. Ju lutem shumë, e përsëriti përsëri. Jo rri rehat, nëna nuk dëgjon por ti merr frymë thellë dhe mendo që do fitosh këtë sfidë, i them unë me dhimbje të madhe sikur për djalin tim. Ndihmën e shpejtë ju lutem! Telefonin e kisha harruar në veturë. E hutuar.
I lutem Zotit për djalin dhe ndihmën e shpejtë. Më dukej se shumë vonohej. Duke menduar vendin dhe kushtet në të cilat jetojmë, shpesh mendoj që vonesa e ndihmës së shpejtë është faktori që shumë njerëz s’janë me ne sot. Mendova opcionin për ta dërguar ne me veturë por u tremba nga tronditjet që mund të këtë pasur dhe vendosa jo. Erdhi ndihma e shpejtë dhe e morën menjëherë, telefonin nuk e lëshonte nga dora për hallin e nënës, unë e ledhatova në dorë dhe e luta Zotin me zemër “Zot ndihmoje të lutem”.

E hutuar vazhdova dhe mendova se sa shpejt vjen e keqja. Shpesh nga pakujdesia sepse janë të ri dhe shpejtësinë e defionojnë me adrenalinë, në anën tjetër dhimbje për familjen dhe gjithë shoqërinë.

Uroj që djali të jetë mirë dhe nuk mbajë mend se kush ishte aty prezent, por ju lutem me shkruani privat për gjendjen e tij sepse m’preku shumë!
Apeloj te të gjithë, pavarësisht moshës që një kënaqësi me shpejtësi të merr jetën ty dhe shkatërron familjen, ndaj bëni kujdes!
Jam krenare me përkushtim e nënës shqiptare dhe dashurinë me respekt të fëmijëvë shqiptarë!
Zot ndihmo çdo të sëmurë edhe djalin që sot u aksidentua 🥺😪😪

VOZIT ME KUJDES DIKUSH TE DON …