Detaje nga marrëveshja Kurti-Osmani: Ja kush do të bëhet kryeministër, e kush president! (Video)

Në konferencën e përbashkët mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, kryetari i VV-së në mënyrë të qartë ak aluduar se kush do të jetë president e kush kryeministër, në rast se fiton koalicioni mes tyre.

“Viti 2020 tregoi se Kosova ka nevojë për një kryeministër të ti dhe president. Presidenten e kemi tani, detyrën e ka kryer me zell. Na presin shumë gjëra, para së gjithash një fitore e madhe”, theksoi Kurti.

Këtë e konfirmoi edhe Vjosa Osmani.
“Po, kandidat për kryeministër do të jetë zoti Kurti, kurse unë si presidente do të kërkoj rilegjitimim të postit të presidentes”, tha Osmani.

Vjosa Osmani shtoi se bashkëpunimi mes tyre është në frymën e veprimtarisë së figurave të mëdha kombëtare, duke filluar nga Skenderbeu, Ibrahim Rugova e Adem Jashari.
“Do të punojmë bashkë dhe do ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Ibrahim Rrugovës e Adem Jasharit. Kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, marrëveshja mes Kurtit e Osmanit është nënshkruar në hollin e Kuvendit të Kosovës.