Morena Taraku emocionon me postimet për nënën e ndjerë

Këngëtarja dhe modelja kosovare e cila ka kohë që jeton në Turqi sot është treguar nostalgjike, shkruan lajmi.net.

Morena ka hapur arkivat dhe ka postuar foto të ndryshme familjare, por që vëmendje morën ato me nënën e saj të ndjerë që këngëtares i mungon shumë.

Jo rrallë herë Morena ka folur për nënën e saj ku shpesh edhe është përlotur në intervista.

Ajo që vlen për tu theksuar është ngjashmëria e madhe që ka modelja me nënën e saj.

Kujtojmë se vite më parë Morena edhe i ka dedikuar këngë nënës./Lajmi.net/