Morena poston foto të Stresit në studio muzikore: 2021 do të jetë ‘zjarr’

Morena premton se këtë vit Stresi do e bëjë namin.

Morena Taraku njihet për miqësi të mirë me reperin Stresi, i cili së fundi e vizitoi atë në Turqi, shkruan lajmi.net.

Por, duket se vizita e Stresit ishte edhe me punë, ngase reperi ka nisur punën për projektet e reja muzikore.

Këtë gjë e tregon më së miri një postim i Morenës, në të cilin Stresi shihet në studio, duke incizuar këngët e reja.

“2021 do të jetë zjarr”, ka shkruar Morena, teksa nuk tregoi nëse do t’i shohim sërish në një tjetër duet.

Vitin e kaluar, dyshja publikuan bashkëpunimin “Bad Girl”, të vizualizuar edhe me klip.