Morena i kundërpërgjigjet grimeres së njohur me një thumb

Morena Taraku dhe Sellma Kasumoviq kanë prishur raportet dhe kjo u reflektua edhe në rrjetet sociale.

Fillimisht grimerja në një bisedë me ndjekësit u pyet nëse është në dijeni që Morena nuk e ndjek më.

Ajo u përgjigj duke e thumbuar dhe akuzuar hapur se i ka shkruar me profile fallco.

‘Është e drejtë e gjithkujt të veprojë si të dojë. Nuk e di saktë për cilin person e keni fjalën por follow/unfollow ekzistojnë që prej ekziston Instagrami. Kush çka do le të bëjë. Është Instagrami i vetë, ka dikujt që si interesojmë, ia prishim tripin, sa shan me fake account, ma mirë le te bën unfollow. Hajt ditën e mirë’, u shpreh grimerja.

E duket se kundërpërgjigja nuk ka munguar nga Morena.

Bukuroshja e ka thumbuar Sellmën me një tjetër postim.

“Sa keq qe ka fillu mu prish koha Kosovë! Disponimi i njerëzve ka fillu me ra’, është shprehur ajo nga Ibiza duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për grimeren dhe përfundimin e sezonës verore kur puna në sallonet e bukurisë bie për dallim nga vera.