Monica Belluci “kapet mat” me të dashurin 17 vite më të vogël

Historia e tyre e dashurisë përfundoi verën e kaluar, por mesa duket nuk kanë mundur që të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Është fjala për aktoren e njohur italiane, Monica Belluci, dhe të dashurit të saj, Nicolas Lefebvre. 54-vjeçarja dhe artisti francez janë fotografuar së bashku teksa largoheshin nga një restorant në Paris.

Ka qenë e përjavshmja Chi që ka publikuar fotot e Monicas dhe 37-vjeçarin. Mesa duket aktorja e famshme dëshiron që të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj të dashurisë me partnerin 17 vite më të ri.

Kujtojmë se Lefebvre ishte në thelb njeriu i vetëm që kishte fituar zemrën e Monica Bellucci pas divorcit nga Vincent Cassel. Madje ndarja e tyre në korrik ishte si një rrufe në qiell dhe të gjithë u habitën.

Por tani gjërat duket se kanë ndryshuar përsëri. Në fotot e publikuara nga mediat italiane, Nicolas shfaqet teksa puth Monica-n dhe shfaqen të qeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.