Mahmood performon një nga hitet e tij, Fifi e impresionuar me zërin e këngëtarit

Publiku shqiptar dje kishte mundësinë të kënaqet me tingujt që 10 konkurrentët e parë dhuruan në ‘Pallatin e kongreseve’ në natën e parë gjysmëfinale të ‘Festivalit të këngës’, shkruan lajmi.net.

Në mesin e të ftuarve special ishte edhe këngëtari italian Mahmood i cili zbriti në skenë për të kënduar disa nga hitet e tij, duke i dhuruar kështu edhe më shumë gjallëri publikut.

E si duket nga paraqitja e tij ka mbetur e magjepsur edhe këngëtarja shqiptare FIFI e cila ndau një video nga interpretimi i tij dhe shkroi ‘Zëri i tij’ duke ja bashkëngjitur një ‘emoji’ të zemrës. /Lajmi.net/