Momentin kur qëllohet me breshëri plumbash ndërtesa e qeverisë kroate (Video)

Kroacia u trondit të hënën e kaluar, më 12 tetor, kur ndërtesa e qeverisë u sulmua me breshëri kallashnikovi.

Ndërkohë, pamjet tronditëse të sulmit bënë publike gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të shefit të Policisë, Nikola Milina.

Si pasojë e sulmit mbeti i plagosur nj oficer policie, ndërsa mediat vendase shkruajnë se autori dyshohet se kishte si qëllim të futej në ndërtesën e qeverisë.