Momenti kur rusët rrihen për SHEQER (VIDEO)

Rusët kanë filluar t’i ndjejnë ‘pasojat katastrofike’ të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Janë publikuar video që tregojnë pensionistët që luftojnë për ushqimet bazë në Moskë.

Mediat sociale janë përmbytur me foto të rafteve bosh të supermarketeve dhe blerësve që grumbullojnë mallra.

Liubov Tsybulska, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, postoi klipin në Twitter, duke shtuar: “Njerëzit në Moskë rrihen për SHEQERIN. epo, të dashur qytetarë rusë, ky është vetëm fillimi”.

Anna, e cila filmoi kaosin në dyqanin Perekryostok, tha për Podyom Media se njerëzit u sollën në mënyrë agresive sepse janë të trembur nga raftet bosh, transmeton Klankosova.tv.

“Kishte rafte bosh, pa kripë, pa sheqer, pa makarona, pa asgjë dhe vetëm oriz të shtrenjtë”, tha ajo.

“Njerëzit papritmas panë një karrocë me sheqer dhe vrapuan drejt saj. Ata sulmuan këtë karrocë, duke e shtyrë njëri-tjetrin në mënyrë agresive. Ata rrëmbenin sa më shumë për veten e tyre, duke mos lënë sheqer për të tjerët. Doja të ndaja tmerrin me të gjithë. Ne duhet të qëndrojmë njerëz”.

 

Sugar shortages were also observed in Kuzbass, Siberia (Picture: east2weat News) Sugar fight in a large supermarket in Moscow (Picture: east2weat News)