Momenti kur gjashtë truproja e shoqërojnë Putinin në WC

Një video e publikuar nga mediat ruse, tregon momentin kur presidenti rus Vladimir Putin shoqërohet nga 6 truproja për në toalet.

Nga video shihet se si 6 persona sigurojnë se dyshemeja është e sigurtë dhe kjo ka ndodhur në Pallatin Elize në Paris.

Ai ka marrë pjesë në samitin e para pak ditësh lidhur me krizën në Ukrainë, pjesë e të cilit kanë qenë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti ukrainas, Vladimir Zelenski.