Lajm i Fundit: Policia arreston gazetarin antishqiptar Milenko Nedelkovski

Policia ka arrestuar gazetarin kontravers Milenko Neselkovski, kanë njoftuar mediumet maqedonase. Sipas tyre ai është arrestuar në një fermë private të dhive, transmeton Gazeta Lajm. Jozyrtarisht sipas informatave të para, Nedelkovski është arrestuar për shkak të statuseve të publikuara në Facebook për zjarret në Greqi gjatë verës, që morën shumë viktima. Nedelkovski është i njohur edhe për qendrimet e tij antishqiptare.