Momenti dramatik kur ushtria ukrainase hedh në erë automjetin e blinduar rus

Ushtria ukrainase po vazhdon të publikojë pamje nga betejat kundër agresorit rus, që ka pushtuar Ukrainën nga 24 shkurti.

Në disa pamje të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shihet se si një automjet i blinduar rus, digjet nga antitanku i ukrainasve, përcjell Bota sot.

Pamjet janë xhiruar në rajonin e Donestekut.

“Rubrika e tankeve. Kësaj radhe, një automjet i blinduar ruse u vu nën zjarr nga antitanku DShV i Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Donetskut.

Të fitojmë së bashku! Gjithmonë të parët!, shkruhet në postimin e ushtrisë ukrainase.