Moment historik për Sllupçanin dhe Kumanovën, biri i saj Avni Dehari kryeson Parlamentin e Kosovës

Fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka shenuar shumë momente historike. Një ndër ato momente është dita e sotme, 22 marsi 2021, kur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës po e udhëheq biri i saj, Avni Dehari, transmeton gazeta Lajm.
Dehari është zgjedhur deputet i Vetëvendosjes, kurse seancën e udhëheq në cilesine e deputetit më të moshuar. Ai është veprimtar i kamotshëm i çështjes kombëtare në Maqedoni, Kosovë e diasporë, si dhe babai i Arbnorit e Astritit.