Modric rinovon edhe një sezon me Real Madridin

Luka Modric do të jetë lojtar i Real Madridit edhe një sezon.

Mesfushori kroat ka rinovuar kontratën me madrilenët, me marrëveshje që do ta mbajë atë në ekip edhe një sezon tjetër.

Nuk kishte as më të voglin dyshim, por marrëveshja tashmë është mbyllur, mjaftoi një bisedë për të vulosur vazhdimësinë e kroatit.

Sipas ‘Marca’ Modric dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje përfundimtare që lojtari kroat të vazhdojë deri në vitin 2023 me fanellën e bardhë.

Loja e treguar gjatë gjithë sezonit nga mesfushori ka qenë ajo që ka ndikuar që ai të vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeiu’, përcjell lajmi.net.

Dëshira e drejtuesve të Real Madridit ishte e qartë dhe siç njoftoi gazeta spanjolle ishte çështje kohe.

Ashtu siç ndodhi në rinovimin e tij të fundit, kontrata e re do të zgjasë për një sezon, pa rritje apo ulje rroge.