Modric pritet të rinovojë kontratën me Realin, pas triumfit në Champions League

Ylli kroat, Luka Modric me gjasë do ta vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Modric, përkundër moshës së shtyrë, ka qenë një nga pikat kyçe të skuadrës së tij gjatë kësaj kampanje në Champions League.

‘Los Blancos’ janë gati t’i ofrojnë lojtari mundësinë për të vazhduar aventurën e tij në Madrid, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Modric me Real Madrid skadon gjatë muajit tjetër.

Modric ka kaluar nëntë sezone me Realin, por është gati të nënshkruajë kontratën e re, pas triumfit në CL.

Puna e rinovimit tashmë shihet si çështje e mbyllur. Gjithçka çështje kohe.