Modric për të ardhmen: Ëndrra ime do ishte të pensionohesha te Real Madridi

Mesfushorit i Real Madridit, Luka Modric ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.
Mesfushori magjik ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2023, ndërsa ende nuk ka rinovuar.

Megjithatë, dëshira e kroatit është pensionimi te gjiganti spanjoll, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Tani për tani jam i fokusuar 100% në Kupën e Botës. Ende nuk kemi folur për rinovimin tim, do të shohim nga afër. Ajo që duhet të ndodhë do të ndodhë. Ëndrra ime do të ishte të pensionohesha te Real Madrid”, u shpreh ai në ‘El Chiringuito’.

Mbetet të shihet nëse 37 vjeçari do vazhdojë edhe më gjatë në ‘Santiago Bernabeu’.