Modric një dekadë me Real Madridin: Transferimi në ‘Santiago’ vendimi më i mirë në jetën time

Luka Modric ka folur për transferimin e tij te Real Madridi.
Më 27 gusht 2012, Luka Modric nënshkroi për Real Madridin dhe realizoi ëndërren e tij të jetë pjesë e klubit mbretëror.

Dhjetë vjet më vonë, gati 37 vjeç, gjeniu i vogël kroat është tashmë një legjendë e një nga klubet më të suksesshëme në botë, i cili ka fituar pesë Liga Kampionësh, katër Superkupa Evropiane, katër Kupa të Botës për Klube. tre liga, katër Superkupa spanjolle dhe një Copa del Rey.

Jo më pak se 21 tituj në 439 ndeshje, me 32 gola dhe 74 asistime, të cilave u duhet shtuar Topi i Artë, Më i miri dhe Lojtari i Vitit i UEFA-s që mori në 2018.

Kroati rifreskon për ‘AS’ atë moment emocional në jetën e tij që sot mbush dhjetë vjet:

“Nënshkrimi për Real Madridin ka qenë një nga vendimet më të mira të jetës sime. Të luash këtu është një ëndërr nga e cila nuk dua të zgjohem ende”.

Në kohën kur kroati kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ u cilësua si transferimi më i dështuar, ndërsa sot ai është një nga mesfushorët më të mirë te ‘Mbretërit’.