Kante mungon katër javë për shkak të lëndimit

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë N’Golo Kante, do të mungojë të paktën katër javë për shkak të zgjatjes së muskulit.
31-vjeçari u lëndua në barazimin 2:2 të Chelseat me Tottenhamin, ndërsa mungoi në disfatën 3:0 nga Leedsi në vikendin e kaluar.

Së fundmi është trajneri gjerman që ka treguar së francezi do mungojë katër javë, përcjell lajmi.net.

“Po flasim për katër javë munges. Ju thashë në fund të sezonit të kaluar se ai është lojtari ynë kryesor.

Ai i jep skuadrës tonë diçka që asnjë lojtar tjetër në botë nuk mund t’ia japë asnjë skuadre tjetër. Kjo e bën atë një lojtar kyç.

Nëse lojtari juaj kryesor është jashtë, kjo është një situatë që nuk ju pëlqen, por duhet të përballeni. Ka ndikim të madh”.

Kante do të jetë një mungesë e madhe për ‘Blutë e Londrës’.