Modric flet për Arabinë Saudite, tregon a pati lëkundje nga ofertat marramendëse

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka treguar se ndihet i lumtur te Los Blancos dhe nuk i mori parasysh ofertat që erdhën nga Superliga e Arabisë Saudite.

Modric ishte njëri nga yjet më të kërkuar nga klubet saudite këtë verë, duke ofruar para të majme për kroatin.

Megjithatë, ylli kroat dhe drejtuesit e Real Madridit mbeten ta palëkundur, duke refuzuar ofertat për transferimin e tij.

Është vet 38-vjeçari që ka konfirmuar se ndihet i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk ka shikuar opsionet tjera.

“Jam shumë i lumtur dhe i përmbushur te Real Madridi, nuk mendoj rreth opsioneve tjera”, ka thënë fillimisht Modric për SZ.

“Nuk më nevojitet ta përmbush egon me këto histori rreth oferta të larta. Unë vetëm dua ta shijoj çdo moment në futboll dhe Real Madridi”, përfundoi mesfushori.

Ndryshe, Modric këtë sezon është duke luajtur një rol dytësor te ekipi i Carlo Ancelottit, pasi italiani ka vendosur t’ia besojë mesfushën lojtarëve të rinj si Edouardo Camavinga, Jude Bellingham dhe Aurelian Tchouameni.