Modelja shqiptare e ‘preferuara’ e Gigi Hadidit, ndan një imazh të shqiptares në profilin e saj

Modelja me famë botërore, Gigi Hadid ka ndarë foton e modeles shqiptare në Instagram.

Trejsi Sejdini e paralajmëroi suksesin e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u bë pjesë e javës së modës, dhe ndau arritjete e saj në rrjete sociale, një tjetër sukses e ka ndjekur ish-miss Universe Albania.

Modelja me famë botërore, Gigi Hadid ka ndarë foton e Trejsi Sejdinit, teksa shfaqet e veshur me setin sportiv Reebook.

Veshur me një kostum sport, ku dominojnë ngjyrat e bardhe dhe portokalli fosforeshente, Gigi Hadid e ka pëlqyer mjaft koleksionin e saj të Reebook, veshur nga ish-missi shqiptar, Trejsi Sejdini.