Modeli largohet nga puna, fajtore për këtë qenka Kylie Jenner!

Një model italian pretendon se u pushua nga ‘Met Gala 2024’ pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar. Eugenio Casnighi postoi në TikTok një video ku tregon se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, pasi pamja e tij u bë virale vitin e kaluar.

“Sapo u pushova nga Met Gala”-tha 26-vjeçari.

Casnighi, i cili ka punuar për Met Gala për dy vitet e fundit, pohoi se nuk mund të fliste për momentin e tij viral sepse kishte nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti. Por kjo ka ndryshuar që kur ai u shkarkua dhe nuk po punon më për ta.

“Ata më thanë: ‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjithë për vete, kështu që nuk mund të të mbajmë në punë aty. Na vjen keq’.”

Casnighi tha: “Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Jenner gjithë natën dhe do ta [ndihmoja] me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”

Casnighi shpjegoi se agjencia e modelimit për të cilën ai punon dhe Met Gala duan që modelet të punojnë në tapetin e kuq sepse “ata duan që njerëzit të vihen re”.

Ai sqaroi: “Më thanë fjalë për fjalë se ne të zgjodhëm ty sepse na pëlqen më shumë se njerëzit e tjerë të jesh me këtë personazh të famshëm, por kur njerëzit fotografuan personazhin e vërtetë, që është Kylie Jenner dhe unë isha pranë saj. sigurisht… përfundova me foto dhe më akuzuan”.