MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 490, kurse ka rreth 750 shtretër të lirë.
Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 6 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 204 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 286 pacientë. Në Manastir – 33, Shtip – 38, Tetovë – 6, Veles – 33, Kumanovë – 51, Ohër – 30, Prilep – 22, Gostivar – 11, Strugë – 16, Strumicë – 15, Koçanë – 15, Kërçovë – 9, Kavadar – 10, Gjevgjeli – 4 pacientë. /KlanMacedonia