Mjekët në Shkup po përdorin edhe maska të metalurgëve për t’u mbrojtur nga Koronavirusi (Video)

Klinika për Traumatologji, Ortopedi, Anestezion, Reanimacion dhe Trajtim Intenziv në Shkup, ka miratuar një protokoll të ri për veshje dhe zhveshjeve të pajisjeve mbrojtëse kirurgjike të personelit shëndetësor, në rastet kur duhet të trajtojnë pacientë me Covid19, pacientë të dyshuar me Covid19 si dhe pacientë që nuk kanë Covid 19.

Drejtori i kësaj klinike, Ilir Hasani ka folur për LajmTv për përpjekjet mbinjerëzore që janë bërë për t’u furnizuar klinika me pajisjet e domosdoshme për interevenike kirurgjike, duke theksuar se ndonjëherë duhen bë edhe improvizime. Në kuadër të këtij protokollit, si mjet mbrojtës përfshihet edhe maska që e përdorin punëtorët që punojnë në metalurgji.

Në videon më poshtë Hasani sqaron shkakun pse është miratuar ky protokoll, kurse në të njëjtën video, ekip mjekësor në klinikën në fjalë sqaron procedurat e veshjes dhe zhveshjes sipas këtij protokoli. Në mesin e këtyre procedurave është edhe heqja e gjitha stolive (unazave, vathëve, qaforeve), si dhe prija e ujit të mjaftueshëm për gjashtë orë, sepse personeli mjekësor që vesh skafandrat duhet të jetë i gatshëm të mos konsumojë ujë deri më 6 orë.

Mjekët në Shkup po përdorin edhe maska të metalurgëve për t’u mbrojtur nga Koronavirusi (Video)

Mjekët në Shkup po përdorin edhe maska të metalurgëve për t’u mbrojtur nga Koronavirusi (Video)

Posted by Lajm TV on Wednesday, March 25, 2020

Loading...