Mjegull në rajonin e Tetovës dhe Shtipit

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka nga Tetova deri në f. Gajre (30 m), Shtip dhe Pavleshinci (50 m).

Intensiteti rrugor jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 15.11.2019 fillon obligimi ligjor për posedim të drejtpërdrejtë të pajisjeve dimërore në automjete. Ky obligim do të zgjas deri 15.03.2020.