Policia pas mesnata në Tetovë, ka arrestuar 44-vjeçarin D.J. i cili ka shtënë me armë zjarri nga dritarja.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kiro Ristevski- Drnc” në Tetovë. Sipas raportit policor, 44-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka shtënë në drejtim të panjohur.
Rastin në polici e kanë denoncuar disa qytetarë.
Policia nga D.J e ka marrë pistoletën, ndërsa ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhje të rastit.
Maqedoni Policia arreston tetovarin, në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri...