Mitrovicë: Një grua kanoset me jetë nga ish i dashuri

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se është kanosur me jetë nga ish i dashuri.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti vazhdon në procedurë hetimore.

“Mitrovicë 28.04.2023 – 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është kanosur me jetë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti vazhdon në procedurë hetimore”, transmeton Klankosova.tv.