Mishel: Gjenocidi në Srebrenicë është një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane

Gjenocidi në Srebrenicë është një nga momentet më të errëta në historinë bashkëkohore evropiane. Kështu tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, me rastin e 27-vjetorit nga masakra në Srebrenicë , shkruan gazeta “Dnevni Avaz”.

Tragjedia na kujton se ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen në Evropë dhe Bosnjë e Hercegovina të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Mishel.

“Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi mes tjerash Mishel në Tuiter.