Mirush Kabashi nuk ka vdekur: Aktori mohon lajmet e shpërndara fillimisht nga mediat në Shqipëri

U raportua se sot ka vdekur në moshën 73-vjeçare aktori i njohur, Mirush Kabashi.

Por ky lajm është “fake news”, dhe aktori gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

Gazetarja nga Shqipëria, Edona Haklaj, thotë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ajo ka biseduar me aktorin Mirush Kabashi dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi i saj:

Pak minuta më parë, në rrjete sociale por dhe në televizionin ku unë punoj (i pakonfirmuar nga unë) është publikuar lajmi që Mirush Kabashi (larg qoftë) ka ndërruar jetë.

Sapo bëra një bisedë të gjatë me Mirushin, falë Zotit është mirë me shëndet, dhe buzagaz mu shpreh se deklarata që ka bërë dy netë më parë për Pirro Manin është keqinterpretuar nga një mësuese nga Shkodra, ku më pas postimi saj ka marrë dhenë.

Unë ndiej përgjegjësi të kërkoj falje mbi këtë rast, edhe pse lajmi nuk eshte konfirmuar dhe as derguar në redaksi nga unë.

Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhet.

Prof.Kabashit iu zgjattë jeta!