Mirlind Daku e merr vesh ftesën e Sylvinhos nga televizori, familjarët festojnë me armë

Sylvinho për fazën përgatitore të Kombëtares në Austri ka grumbullur dhe sulmuesin Mirlind Daku.

Sulmuesi i kuqezinjve nuk ishte në dijeni të grumbullimit dhe këtë e ka marrë vesh vetëm ditën e sotme përmes televizorit.

Është gazetari kosovar, Arlind Sadiku që ka postuar në rrjetet sociale momentet kur ai merr vesh që do të jetë në “Gjermani 2024”.

Shtatlarti nuk i mban dot lotët, ndërsa familjarët shkojnë ta përqafojnë. Ndërsa një tjetër del jashtë duke qëlluar me armë.

Një moment emocionues në familjen Daku, me Mirlindin që tashmë duhet të bëjë gati muskujt dhe mendjen për një përfaqësim në “EURO 2024”.

Kujtojmë që rreth tij ka pasur shumë aludime, por me sa duket trajneri Sylvinho u ka dhënë “hakën” të gjithë kontribuesve për kualifikimin në kampionatin europian. (VIDEO)