Mirënjohja ‘nderi i mërgatës shqiptare’ shkon për Leonora Jakupin

Këngëtarja ka arritur të bëhet emër i hiteve të shumta të cilat kanë arritur majat e suksesit, shkruan lajmi.net.

Edhe kësaj radhe nuk ka pasur si të mungojë një sukses tjetër. Këngëtarja ka marrur një vlerësim për kontributin e saj në muzikë nga diaspora shqiptare, të cilët e kanë nderuar me një certifikatë mirënjohje.

Këtë mirënjohje këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram,  “Nder i mërgatës shqiptare”, që iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës.

Kjo certifikatë iu dhurua asaj pikërisht për festën e 28 nëntorit, ku këngëtarja mbajti po ashtu edhe një koncert atje.

Ndërkohë, kujtojmë që Leonora është drejt finalizimit të një projekt të ri muzikor, që pritet të publikohet shumë shpejt.