Miratohen ndryshimet ligjore, maskat bëhen të detyrueshme në ambient të hapur

Kuvendi i Maqedonisë me 53 vota PËR, asnjë kundër dhe 26 abstenime ka votuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.
Sipas vendimit mbajtja e maskave në ambiente të hapur bëhet e detyrueshme, sapo ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të botohen në Gazetën Zyrtare.
Bëhet i detyrueshëm vetizolimi për personat të cilat presin testim për koronavirus ose e kanë bërë testin, dhe ndalohet grupimi në ambiente të hapura në periudha të caktuara.
Ndërkaq u tërhoq masa për kontroll në shtëpi dhe ndalimi për të ardhur më shumë se 4 mysafirë.