Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska e vlerëson si të suksesshme përmbylljen e gjysmëvjetorit të parë shkollor

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska e vlerëson si të suksesshme përmbylljen e gjysmëvjetorit të parë shkollor. Sipas saj, në vitin që po lëmë pas shumë gjëra në procesin mësimor kanë lëvizur nga vendi duke sjellë efekte pozitive pavarësisht se po realizohen me ritëm të ngadalësuar.

“Nëse personalisht më pyesni mua se çfarë mendoj, vlerësoj se së bashku me ekipin tim realizuam shumë dhe arritëm të lëvizim disa gjëra të cilat për vite të tëra qëndruan në një vend. Kjo lëvizje tani po jep efekte të vogla dhe të ngadalshme mirëpo të sigurta me shpresë që në vitet e ardhshme të njëjtat të përshpejtohen dhe efektet të jenë më të dukshme”, tha Sinkron: Vesna Janevsksa, ministre e Arsimit.