Ministrja Dumoshi takon kampionin botëror në boks, Robin Krasniqin

Haxhi Robin Krasniqi ka ardhur në vizitë në Kosovë, pas triumfit të tij të jashtëzakonshëm.

Robin Krasniqi fitonte duelin kundër boksierit gjerman, Bosel, për të fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të mesme.

Pas këtij suksesi, Krasniqi sot ka vizituar edhe MKRS-në, ku aty u prit nga ministrja Vlora Dumoshi.

“Është sakrificë 15 vjeçare. Kishte gëzime. Kishte hidhërime. Por, është ëndërr e madhe e arritur që të gëzoja veten dhe shtetin tim me titullin”, ka thënë Krasniqi në takimin me ministren.

“Unë kam ndjerë emocionet e të gjithë shqiptarëve. Asnjëherë nuk ndihesha vet”, tha mes tjerash boksieri me prejardhje nga Juniku.

Në anën tjetër, Dumoshi përgëzoi Krasniqin për rrugëtimin e tij si dhe e falënderoi atë për vizitën e sotshme.

Ajo gjithashtu e njoftoi boksierin me planin e MKRS për zhvillimin e sportit.

Krasniqi do të flas sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp, me fillim nga ora 23:00.