Ministria e Shëndetësisë: Virusi britanik konfirmohet te një pacient në Maqedoni

Soji i virusit britanik është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut edhe atë tek një pacient i cili ka rezultuar pozitiv në dhjetor 2020, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Siç raporton gazeta Lajm, bëhet fjalë për një pacient të moshës 46 vjeçare, i cili fillimisht ka shkuar në ambulancë për shkak të simptomave, kurse më pas testin e ka kryer te spitali “Zhan Mitrev”, ku ka rezultuar pozitiv.
Rasti i tij deri tani nuk është paraqitur në opinion, sepse është evidentuar si pacient i shëruar më datë 22 janar.
Gjatë anketimit, ai nuk ka paraqitur listë të personave me të cilët ka qenë në kontakt, kurse nuk ka udhëtuar jashtë vendit.