Ministria e Shëndetësisë publikon listën e vendeve të rrezikshme nga koronavirusi (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka publikuar listën e vendeve me rrezikshmëri më të lartë nga koronavirusi. Përveç Kinës, Koresë së Jugut dhe Iranit, në mesin e vendeve me rrezikshmëri më të lartë janë edhr vendet evropiane, Italia, Franca e Gjermania. Në mesin e vendeve me rrezik të mesëm janë Spanja, Zvicrra, Britania, Holanda, transmeton Gazeta Lajm. Maqedonia dhe vendet fqinje janë në mesin e vendeve me rrezikshmëri të ulët.