Ministria e Shëndetësisë: Mediat të përdorin vetëm informacionet zyrtare prej institucioneve relevante për gjendjen me koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se për gjendjen me koronavirusin i njofton të gjitha mediat njëkohësisht menjëherë pas marrjes të të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik dhe apelon që të gjitha mediat të përdorin vetëm informacione zyrtare nga institucionet kompetente.

“Duke pas parasysh se gjatë ditëve të fundit, disa media kanë qenë të parat që kanë informuar në lidhje me statistikat e ditës, ne i lusim të gjitha mediat – t’u përmbahen ekskluzivisht informacioneve zyrtare që dalin nga institucionet relevante në vend që të përdorin kontaktet personale për informim. Situata në vend është e jashtëzakonshme dhe këto momente nuk duhet të përdoren për ekskluzivitet – sepse të dhënat mund të jenë të pasakta, por edhe të dhënat pa informacion të detajuar shkaktojnë frikë dhe panik në familjet e trajtuara nga KOVID-19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, si dhe në institucionet e tjera të shëndetit publik. Bëjmë thirrje për solidaritet dhe kujdes në këto momente. Ju lusim që informimin lidhur me gjendjen e pacientëve të informohen vetëm nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëherit, nga MSH shprehin falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen të cilën e japin mediat gjatë periudhës së fundit të cilën presim të vazhdojë edhe mëtutje.